Dy futbollistë të Gjilanit fotografohen para zyrave të FFK-së, çfarë po paralajmërojnë?
Gjilani vazhdon të kalojë nëpër një situatë jo të mirë financiare. Kjo edhe ka bërë që lojtarët të kërkojnë largimin ndërsa ndihmën po e kërkojnë përmes FFK-së,.
Siç merr vesh Demokracia lojtarët janë tash e gjashtë muaj pa u paguar dhe më të drejtë i janë drejtuar zyrave të FFK-së ku kërkojnë ndërprerjen e kontratës.
Dy futbollistët kryesorë të skuadrës, Përparim Islami e Arbnor Ramadani kanë postuar sot një fotografi ku shihen para Federatës. Sigurisht tashmë është e qartë që ata drejtësinë po e kërkojnë në shtëpinë e futbollit e cila shumë shpejt pritet të ua bëjë një zgjidhje.
Të kujtojmë se ditë më parë trajneri Tahir Batatina ka thënë se këta dy futbollistë Islami e Ramadani, do t’i bashkohen Llapit në momentin që i arrin letrat nga Gjilani.