Harry Kane ka thënë se humbja e penalltisë në ndeshjen kundër Francës në Botërorin "Qatar 2022" ende e ndjek atë.
Sulmuesi anglez shpreson se ai kujtim i keq mund ta shtyjë atë drejt suksesit në të ardhmen.
“Ishte një moment i vështirë për mua”, ka thënë Kane për "Standard Sport". “Nuk është një gjë e lehtë për t'u kaluar, por është pjesë e futbollit. Kam reflektuar dhe më ka bërë edhe më të uritur të kthehem dhe të kem sukses".
Anglia e cila pati performancë të mirë në fazën e grupeve dhe në 1/8 e finales në Botërorin "Qatar 2022" u eliminua nga Franca në çerekfinale, e cila më pas shkoi deri në finale ku u mposht nga Argjentina. Në ndeshjen që përfundoi 2-1 Kane shënoi një gol, por nuk arriti ta shënonte një tjetër, gjë e cila mund t'i jepte ndeshjes kahje tjetër.