Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet super derbi mes Chelseat dhe Manchester Cityt, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 19 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit të zhvilluar të dy këto skuadra dështuan të arkëtojnë pikët e plota, ku Chelsea barazoi 1:1 me Nottinghamin, sikurse City që barazoi me rezultat të njëjtë me Evertonin.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 11 pikë në tabelë, ku Chelsea zë vendin e 10 me 25 pikë, për dallim nga City që renditet në pozitën e dytë në tabelë në kuotën e 25 pikëve.
Përballja e fundit mes Cityt dhe Chelseat daton në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku asokohe skuadra e Pep Guardiolas regjistroi fitore solide me shifrat 2:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Armando Broja, Fofana, James, Kante, Chilwell dhe Loftus-Cheek, kurse te City mungojnë Ruben Dias dhe Aymeric Laporte.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Chelsea (4-3-3): Kepa; Silva, Koulibaly, Azpilicueta, Cucurella; Kovacic, Zakaria, Ziyech; Pulisic, Sterling, Havertz
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Ake, Cancelo; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Haaland, Silva, Foden