Largohet nga skuadra e Tiranës

Futboll

Largohet nga skuadra e Tiranës

Më: 5 janar 2023 Në ora: 20:23
Zhivanaj

Realf Zhivanaj nuk është më pjesë e skuadrës së Tiranës. Mbrojtësi ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me kampionët në fuqi të vendit.

Ka qenë vetë klubi bardheblu që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar 24-vjeçarin për kontributin e dhënë në skuadër.

Zhivanaj u bashkua me Tiranën në verën e vitit 2021.

Mbrojtësi është aktivizuar në 16 ndeshje me bardheblutë në këto 2 vite, ndërsa sezonin aktual ka luajtur 3 takime në Abissnet Superiore.

Duket se hapësira e pakët e aktivizimit ka shtyrë mbrojtësin drejt largimit. Dinamo dhe Teuta janë dy klubet e para që kanë nisur kontaktet me lojtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat