Manchester City i afrohet me pikë liderit në Premier League, Arsenalit.
City ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Chelseat, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.
Futbollistit Jack Grealish ka asistuar për mrekulli, ndërsa Riyad Mahrez gjendet në shtyllën e dytë dhe nga afërsia e mposht portierin Arrizabalaga.
Pas javës së 19-të në Premier League, Arsenali kryeson me 44 pikë, duke lënë pas Manchester Cityn me 39, ndërsa Chelsea është i dhjeti me 25.