Hulk drejt rikthimit në Europë

Futboll

Hulk drejt rikthimit në Europë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 23:51
Hulk

Sulmuesi brazilian Hulk është drejt rikthimit në Europë, thuajse 6 vite pas largimit nga kontinenti i vjetër.

Aktualisht pjesë e Atletico Mineiros, sulmuesi 36-vjeçar ka kontratë deri në verën e 2024-ës, por kërkohet nga turqit e Adana Demirspor.

Sipas mediave turke, Vincenzo Montella ka kërkuar pikërisht brazilianin Hulk për sulmin, duke qenë se pas largimit të Balotellit, Adana nuk e ka një pykë të mirëfilltë, që të shtyjë topin në rrjetë.

Më parë Hulk ka luajtur në Europë me Porton e me rusët e Zenitit, ndërsa tani është pranë një eksperience të tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat