Cassano: Napoli luajti keq

Futboll

Cassano: Napoli luajti keq

Më: 6 janar 2023 Në ora: 00:03
Cassano

Ish-futbollisti italian, Antonio Cassano, si gjithmonë, është me gjuhë të mprehtë dhe i pamëshirshëm në vlerësimet e tij kur bëhet fjalë për ngjarjet e ndeshjeve të kampionatit italian.

Ai foli për humbjen e Napolit nga Interi. Sipas Cassanos, napolitanët e meritonin një rezultat të tillë, pasi luajtën më keq se konkurrenti i tyre.

“Napoli nuk luajti mirë, një ndeshje e dobët, por Interi më befasoi në kuptimin pozitiv të fjalës, luajti një ndeshje të shkëlqyer, e meritonte të fitonte njëqind për qind.

Napoli kishte më shumë posedim, por nuk krijoi asgjë tjetër përveç goditjes së vonë të Raspadorit. Kampionati është i hapur sërish, thotë Cassano për”, fcinter1908.it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat