Milani nis punën me rinovimet

Futboll

Milani nis punën me rinovimet

Më: 6 janar 2023 Në ora: 11:15
Milani nis punën me rinovimet

Sandro Tonali pas ndeshjes me Salernitanën foli me superlativa për Rafael Leaon dhe u shpreh optimist për qëndrimin e tij te Milani.

Në këtë drejtim po punojnë edhe drejtuesit të cilët do t’i ofrojnë 7 milionë euro për ta mbajtur në skuadër deri në vitin 2027.

Në favor të kuqezinjve është dëshira e lojtarit që nuk është se i mungojnë ofertat nga klubet më të pajisura ekonomikisht se Milani. Rinovimi i tij mbetet prioritet, por paralelisht klubi po punon edhe për firmat e Olivie Zhirusë dhe Ismael Benaserit.

Ky i fundit duket se do të kënaqet me 4 milionë euro për të firmosur gjithashtu deri në vitin 2027. Bisedimet janë në fazën finale dhe njoftimi zyrtar duket çështje ditësh. Në të njëjtën gjatësi vale edhe nënkampioni i Botës.

Atij i skadonte kontrata në fund të këtij sezoni, por me sa duket do ta zgjasë qëndrimin në Milano deri në qershorin e 2024-ës. 2.5 milionë euro në sezon për të plus disa bonuse që mund ta çojnë përfitimin në 3 milionë euro, aq sa ka edhe rrogën aktuale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat