Devis Vasquez është lojtari më i ri i Milanit. Kampionët e Italisë blenë portierin kolumbian nga paraguaianët e Guarani, me 24-vjeçarin që ka firmosur deri në vitin 2026.
Gjatë prezantimit përpara popullit kuqezi, Vasquez u shfaq plot ambicie, teksa zbuloi edhe një prapaskenë të merkatos që kishte lidhje me Serie A.
“Dua të jem ndër pesë portierët më të mirë në histori! E di që duhet të punoj shumë për të fituar postin e titullarit te Milani.
Agjenti im më tregoi në ditët e fundit të vitit 2022 se Salernitana dhe Udinese kishin shprehur interesimin e tyre ndaj meje.
Por, ai më tha se ishte e pamundur kalimi te një nga këto dy klube, pasi do t’i bashkohesha Milanit. U shtanga, mbeta pa fjalë“, deklaroi “gardiani” nga Barranquilla.