Arsenali po shikon mundësinë e transferimit të mesfushori të West Ham-it, Declan Rice verën që vjen, raporton gazeta spanjolle ‘Fichajes’.
Rice vlerësohet në 88 milionë funte dhe ‘Topçinjtë’ i janë bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin pasi morën dritën jeshile nga trajneri Mikel Arteta.
Kontrata e Rice me West Ham-in përfundon në vitin 2024, dhe duket se lojtari është i prirur të largohet verën që vjen.
Ai po ndiqet edhe nga tri klubet e mëdha angleze, Manchesteri United, City dhe Chelsea.