Tërbon tifozët e Napolit!
Interi e nisi vitin 2023 me një fitore të madhe ndaj Napolit. Goli i Edin Dzekos festoi popullin zikaltër, rihapi garën për titullin kampion në Itali dhe i shkaktoi humbjen e parë sezonale skuadrës së Spallettit.
Gjithsesi, një episod i ndodhur në tunelin e dhomave të zhveshjes përpara fillimit të ndeshjes, ka shkaktuar polemika, sidomos nga ana e tifozëve të Napolit.
“Kije parasysh, vërshëlle pak sot eh”, iu drejtua portieri Samir Handanovic arbitrit kryesor të ndeshjes, Simone Sozza. Videoja është kthyer virale në rrjetet sociale.