Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se në këtë fazë është i fokusuar te përmirësimi i ekipt dhe nuk e ka mendjen te trofetë.
"Fokusi im kryesor është të përmirësoj ekipin.
Ne duhet të përmirësohemi. Unë në këtë fazë të sezonit nuk mendoj për fitimin e trofeve.
Ne po shkojmë nga ndeshja në ndeshje", ka theksuar holandezi.
United nuk ka fituar asnjë trofe që kur kishte fituar titullin e Ligës së Evropës para pesë vitesh. Aktualisht "Djajtë e Kuq" janë në vendin e katërt në Premier League.