Trajneri i Benficas, Roger Schmidt, ka reaguar ashpër kur u pyet për ofertën e Chelseat për Enzo Fernandezin, e cila u refuzua nga klubi portugez.
Duke folur në një konferencë për shtyp, trajneri u pyet për ofertën e “Bluve” për lojtarin argjentinas.
“Ne nuk duam ta shesim Enzon. Ka një klub që e dëshiron atë, e ka tunduar atë, por ata e dinë se e vetmja mënyrë është klauzola prej 120 milionë euro”, tha fillimisht Schmidt.
“Ata janë mosrespektues, ata po e lënë lojtarin të çmendur. Ata vepruan sikur donin të paguanin klauzolën... pastaj duan të negociojnë”, ka thënë ai.
Enzo Fernandez ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, pas paraqitjeve të mrekullueshme me Argjentinën në Kupën e Botës 2022.