Lojtarët e Napolit qeshën me Romelu Lukakun pasi ai nuk arriti të kontrollonte topin siç duhet, në humbjen 1:0 ndaj Interit të mërkurën.
Edin Dzeko shënoi golin e vetëm të lojës në pjesën e dytë, për t’ia shkaktuar Napolit humbjen e parë të sezonit.
Pavarësisht humbjes, Napoli është ende në krye të Serie A me pesë pikë më shumë se vendi i dytë, ndërsa mbetet të shihet se si do t’i kundërpërgjigjet kësaj humbje skuadra e Luciano Spalettit.
Pavarësisht humbjes, sulmuesi i Napolit, Giovanni Simeone, arriti të gjejë një moment ngushëllimi në fatkeqësitë e Lukakut.
Reprezentuesi belg po kalon një kohë të mjerueshme në huazim në “Giuseppe Meazza” nga Chelsea. Lëndimi e ka kufizuar atë të bëjë vetëm pesë paraqitje në Serie A, ndërsa ishte titullarë përkrah Dzekos kundër Napolit.
Matteo Darmian tentoi të bëjë një pasim të shpejtë drejt Lukakut në pjesën e parë për të nisur një sulm.
Lukaku u përpoq të pranonte topin me këmbën e majtë, duke e parë atë të kërcente dhe të dilte jashtë loje.
Kamerat iu drejtuan menjëherë Simeones në bankën rezervë, i cili nuk mundi të mos lëshonte një buzëqeshje masive.
Videon e gjeni më poshtë.
ptdrrrr lukaku pic.twitter.com/RV38RDePEH
— C💧c💧l i t o (@Cocov1_) January 4, 2023