Prej kohësh kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, por portieri David De Gea raportohet se dëshiron ta mbyll kontratën në Mancheser United.
Ish-klubi i tij, Atletico Madrid është një nga skuadrat e mëdha evropiane që kërkon rikthimin e ‘gardianit’ spanjoll në Madrid.
Objektiv i De Gea-s sipas medieve britanike, është që karrierën ta mbyll në ‘Old Trafford’.
Spanjolli prej vitesh është pjesë e rëndësishme e ‘Djajve të Kuq’.
“David De Gea dëshiron të luajë për Manchester Unitedin deri në fund të karrierës së tij”, shkruajnë mediat në ishull.