Është interesant përbërja e Prishtinës me 29 shkurt të vitit 1984, kur u ballafaquan me Partizanin në Beograd dhe pësuan humbje nga një penallti (1:0), në takimin e javës së 19-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.
E para, dy futbollistë të ardhur nga Liria e Prizrenit, u paraqitën në petkun e Prishtinës. Rexhep Gaxholli dhe Behajdin Gjinali, që të dytë në pjesën e dytë.
Karakteristika tjetër është se katër futbollistë të përbërjes së parë të Prishtinës së gjeneratës së artë, sot nuk janë në këtë botë, kapiteni Fadil Vokrri, Petre Gruesvki, Favzi Rama dhe Shefqet Sinani.
Partizan - Prishtina 1:0 (1:0)
29 shkurt, 1984.
Stadiumi në Beograd!
Shikues: 12 000.
Shënues: Dimitrijeviq (10’ nga penalltia).
Partizan: Stojiq, Radoviq, Rojeviq, Radulloviq, Vermezoviq, Radanoviq, Gjelmash (58' Popoviq), Dimitrijeviq, Mance, Smajiq, Klinçarski (75' Krçmareviq).
Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Jusuf Tortoshi (46' Rexhep Gaxholli), Petre Gruevski, Favzi Rama, Haris Smajiq (78' Behajdin Gjinali), Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana, Zoran Batroviq. Trajner: Fuad Muzuroviq.