Ndarja nga jeta e Gianluca Viallit ka marrë një vëmendje të madhe në Itali, me të gjitha skuadrat e Serisë A dhe jo vetëm, që kanë shprehur keqardhjen e tyre për këtë lajm të hidhur.
Përpara stërvitjes së Romës, trajneri i verdhekuqve, Jose Mourinho, i ka kërkuar skuadrës së tij që ta respektojë siç duhet ikonën italiane, duke mbajtur një minutë heshtje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, portugezi shkruan: “Ne jemi të trishtuar Gianluca.
U prefsh në paqe. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen”.