Denzel Dumfris është dëshira e shumë klubeve të mëdha këtë merkato janari, me Interin që është i gatshëm që ta shesë për shumën e 60 milionë eurove.
Duket se në garë për holandezin ka hyrë së fundmi edhe Bajerni i Mynihut.
Siç raportojnë mediat, gjermanët janë gati që t’i ofrojnë Benzhami Pavar dhe një shumë të konsiderueshme zikaltërev, në këmbim të Dumfris.
Gjithsesi nga ana e Interit nuk ka ende një përgjigje, pasi pret dhe ofertat e tjera, me Çelsin, Totenhemin dhe Mançester Junajtid, që gjithashtu e duan holandezin në skuadër.