Flamurtari i Prishtinës pretendon vendin e dytë dhe të luftojnë në barazh për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.
Drejtori sportiv i KF Flamurtarit, Agim Hasani, tha se i kanë synimet e tyre për pjesën pranverore.
Hasani tregon se cilët nga lojtarët janë larguar dhe ku e kanë ndërmend që të përforcohen.
“Pesë lojtarë janë larguar: Lindrit Rama, Dardan Jashari, Viktor Kuka, Altin Aliu dhe Bardh Bylykbashi,.
Synojmë që të përforcohemi me një qendërmbrojtës, sulmues, mesfushor krahu dhe mbrojtës të djathtë.
Vendi i parë na ikë larg por synojmë të zëmë vendin e dytë”, tha Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Fushë Kosova kryeson me 31 pikë në Grupin B të Ligës së Parë të Kosovës, pasojnë Ulpiana 27, Vushtrria 26, Flamurtari 23 pikë etj.