Prej kohësh është i lidhur me largimin nga Chelsea, megjithatë, N`Golo Kante duket se do të qëndrojë edhe disa sezone tek ‘Blutë’ e Londrës.
Sipas ‘Foot Mercato’, Kante do të nënshkruajë kontratën e re me Chelsean. Kontrata aktuale e 31-vjeçarit do të përfundonte këtë verë, por tani thuhet se ai do të zgjasë kontratën deri në vitin 2026.
‘Foot Mercato’ gjithashtu raporton se skuadra e Arabisë Saudite Al-Nassr është e interesuar për transferimin e mesfushorit francez.
Chelsea mësohet se është në pritje të përgjigjes nga Kante-s, i cili përveç Al-Nassr kërkohet edhe nga disa klube evropiane.