Milani mendon transferimin e Asllanit

Futboll

Milani mendon transferimin e Asllanit

Më: 6 janar 2023 Në ora: 16:30
Asllani

Simone Inzaghi vijon të mos i besojë Kristjan Asllanit, asnjë minutë as në sfidën e fundit kundër Napolit.

Talenti kuqezi u transferua në Milano për të qenë zëvendësuesi i Brozovic, por strategu i zikaltërve nuk i befason.

Në këto kushte, duke pasur gjithnjë e më pak minuta dhe me të ardhmen që nuk pritet të ndryshojë balancat, Asllani po mendon realisht për të gjetur një tjetër skuadër.

Mediat italiane raportojnë se Asllani mund të largohet gjatë merkatos së janarit në formë huazimi. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Paulo Maldini, që sheh tek Asllani përforcimin ideal për mesfushën.

Maldini e kërkoi Asllanin edhe gjatë merkatos së verës, përpara se ish mesfushori i Empolit të zgjidhte Interin. Corriere dello Sport, shton se në garë për të siguruar shërbimet e Asllanit janë edhe Lazio e Fiorentina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat