E nisin me një minutë heshtje

Futboll

E nisin me një minutë heshtje

Më: 6 janar 2023 Në ora: 16:43
E nisin me një minutë heshtje

Një tjetër legjendë e futbollit u nda nga jeta në mëngjesin e sotëm. Gianluca Vialli ndërroi jetë të premten në moshën 58-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë që po e shoqëronte.

Në nderim të tij, konferenca për shtyp te Juventusi ka nisur me një minutë heshtje para ndeshjes me Udinezen. Vialli ka qenë më parë edhe një futbollist i Juventusit.

“Kam pasur kënaqësinë të takoj Viallin, ai i dha shumë futbollit dhe Juventusit.

Ju lutem, le të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të tij”, tha Massimiliano Allegri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat