Largohet papritmas drejtori sportiv

Futboll

Largohet papritmas drejtori sportiv

Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:01
Largohet papritmas drejtori sportiv

Ndryshime sa i takon kastës drejtuese te Egnatia me Ndriçim Shtubinën që nuk do të mbajë më rolin e drejtorit sportive tek rrogozhinasit. Ish-futbollisti shkodran ishte në eksperiencën e tij të parë si drejtor sportiv, mirëpo me anë të një reagimi në rrjetet sociale bën të ditur se për të mirën e klubit vendos të tërhiqet.

Në fakt, Shtubina nuk i mbyll të gjitha dyert te Egnatia pasi sqaron se presidenti Agim Demrozi i ka ofruar një tjetër rol, për të cilin 35-vjeçarin i duhet të marrë kohën e tij dhe ta mendojë nëse do të mund ta pranojë si propozim.

Në reagimin e tij, Shtubina i uron suksese skuadrës ndërsa shton se është i bindur se Egnatia këtë sezon do të mund të kualifikohet në Kupat e Europës.

Në fakt, të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro janë në rrugën e duhur pasi aktualisht renditen në vendin e tretë të klasifikimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat