Carlo Ancelotti ka lavdëruar futbollistin anglez, Jude Bellingham, por trajneri i Real Madridit ka thënë se është i kënaqur me opsionet që ai i ka për mesfushën.
“Bellingham në Kupën e Botës ka dëshmuar së është një mesfushor i madh, por si të tjerët.
Ka shumë të rinj, Fernandez, Pedri dhe Gavi... Ka shumë mesfushorë të rinj që po dalin dhe Bellingham është një prej tyre", ka thënë trajneri italian. “Por unë e mbajë mesfushën time, e cila është shumë e mirë. Tchouameni, Camavinga, Valverde...
Kemi shumë të rinj këtu”.
Për futbollistin e Borussia Dortmund janë shfaqur disa klube të interesuara dhe Real Madrid është një nga to. Klube të tjera me interes për futbollistin anglez janë edhe Liverpool dhe Paris Saint-Germain.