Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit të mbajtur sot ka marrë disa vendime.
Sipas zyrës së FFK-së, janë larguar selektorët e kategorive të reja.
“Ndaj në bazë të rezultateve të treguara FFK-ja nuk do të vazhdoi bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall.
KE i falënderon për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë kësaj periudhe”, njofton FFK.