Portieri i talentuar, Eurolind Avdimetaj, është përforcim i Istogut, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A.
Skuadra e Istogut thotë se është talent i madh dhe pjesë e rëndësishme e ekipit,
“FC Istogu ka kënaqësinë të njoftoj opinionin sportdashës se ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar 17 - vjeçarin nga FC Besa të Pejës.
Portieri i ri është i gjatë 1.93 cm dhe një përforcim shumë i rëndësishëm për klubin tonë, pasi që Eurolindi mund të jetë pjesë e kategorisë senior dhe junior të FC Istogut”, njofton FC Istogu.
FC Istogu renditet në vend të dytë me 25 pikë, ka tre me pak se lideri Feronikeli 74.