Ousmane Dembele është i lumtur te Barcelona pavarësisht raportimeve që e lidhin atë me Paris Saint-Germain.
Njëzet e pesë vjeçari ka shijuar një periudhë të mirë me klubin spanjoll qëkur Xavi mori drejtimin sezonin e kaluar.
“Kam nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën katër muaj më parë dhe jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj të punoj dhe të përmirësohem te Barcelona”, ka thënë ai. "Unë jam mirë këtu, jam i kënaqur në Barcelonë, më pëlqen jeta këtu.
Trajneri më beson mua, dhe bordi gjithashtu".
Francezi ka realizuar gjashtë gola dhe shtatë asistime në njëzet e dy ndeshje me klubin në këtë sezon, ndërsa gjithashtu dha dy asistime në shtatë paraqitjet e tij për Francën në Botërorin "Qatar 2022"..