Manchester Utd ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Evertonit dhe kualifikohet në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).
Ndeshje e luftuar në stadiumin “Old Trafford” në Manchester.
Për Manchester Utd realizuan Antony (4’), Coady (52' - autogol), Rashford (90+6' - nga penalltia) dhe për Evertonin shënoi Coady (14').
E veçanta e ndeshjes është futbollisti i Evertonit, Conor Coady, një gol e shënoi për ekipin e tij dhe një për rivalin.
Evertoni eliminohet nga garat e Kupës.