Fitorja 1-0 e Cadizit në udhëtim kundër Valencias të premten mbrëma ishte një rezultat i rëndësishëm për klubin andaluzian, në garën e tyre për të siguruar mbijetesën në La Liga.
Megjithatë, rezultati duket i parëndësishëm pas lajmeve se një tifoz i Valencias ndërroi jetë para fillimit të ndeshjes.
Tifozi u pa të trajtohej nga mjekët, gjë që vonoi fillimin e ndeshjes. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht tifozi vdiq shkaku i sulmit në zemër. Ai ishte 53-vjeç.
“Na vjen keq shumë për lajmin e hidhur për vdekjen e tifozit të Valencias, i cili u trajtua me urgjencë sonte në Mestalla para fillimit të lojës. Shumë forcë dhe një përqafim i madh për familjen dhe miqtë tuaj. DEP”, shkroi klubi spanjoll.
Klubet e ndryshme spanjolle reaguan pas këtij lajmi, duke shprehur ngushëllimet e tyre.