Selektori aktual i kombëtares kroate, Zlatko Daliç, mund të ulet në stolin e një prej kombëtareve më të forta të futbollit në botë - Brazilit.
Sipas mediave kroateve, Daliç është shumë interesant për brazilianët dhe ata do të donin ta shihnin në krye të “kariokëve”, por trajneri kroat nuk është i interesuar.
Brazili është pesë herë kampion bote, titullin e fundit e ka fituar në vitin 2002 që u mbajt në Japoni dhe Korenë e Jugut,
Kroatët kanë fituar medalje në dy Botërorët e fundit, të argjendtën në Rusi dhe të bronztën në Katar.