Skenari i ri për të ardhmen e Asllanit, mesfushori drejt huazimit te një tjetër klub i madh në Serinë A!
Minutat e pakta dhe qëndrimi i gjatë në stol kanë bërë që herëpashere mediat italiane të nxjerrin skenarë të ndryshëm në lidhje me të ardhmen e Kristjan Asllanit.
Mesfushori nuk po preferohet nga Inzagi, ashtu si në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, ku u aktivizua Galjardini. Në skenarin e fundit thuhet se një mundësi është që Asllani të huazohet te Fiorentina ose Lacio.
Te kjo e fundit mund të përfshihet edhe në një shkëmbim me Luis Alberton, për të cilin Interi ka shfaqur interes.