“L’Equipe” e shpall kampion i kampionëve!
Lionel Mesi mund të ketë frymëzuar Argjentinën për të mundur Francën në finalen e Kupës së Botës në Katar, por kjo nuk do të thotë se francezët e kanë harruar gjeniun e futbollistit më të mirë të ditës së sotme.
Gazeta sportive L’Equipe e quajti atë “Kampion i Kampionëve”, në një renditje ku ai mundi Kilian Mbapen, Maks Verstapenin dhe Stefon Kerrin.
Argjentinasi 35-vjeçar, grumbulloi 808 pikë, duke lënë pas Mbapen me 381, Rafael Nadal me 285, çiklistit Remo Evenepel me 242 dhe kampionit të Formula 1, Maks Verstapenin me 196 pikë.