Chelsea sfidon Interin

Futboll

Chelsea sfidon Interin

Më: 7 janar 2023 Në ora: 13:26
Chelsea sfidon Interin

Interi ka një konkurrent të ri në garën për shërbimet e Marcus Thuram.

Siç raportohet nga portali “Foot Mercato”, edhe Chelsea po ndjek hapat e sulmuesit francez, kontrata e të cilit me Borussia Monchengladbach është afër skadimit.

Gjtihashtu flitet se edhe Manchester United është në ndjekje të Thuram, por ende asgjë konkrete.

Sulmuesi 26-vjeçar është një objektiv shumë i mirë për t’u ndjekur, por ideja kryesore e Chelsea dhe Interit është që të arrijnë një marrëveshje verbale me lojtarin, e më pas ta transferojnë atë me parametra zero në fund të sezonit, atëherë kur kontrata e tij përfundon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat