Man United arrin marrëveshje

Futboll

Man United arrin marrëveshje

Më: 7 janar 2023 Në ora: 13:28
Aboubakar

Manchester United raportohet se ka arritur marrëveshje me Al-Nassr për huazimin e Vincent Aboubakar.

Klubi anglez u vu në kërkim të një sulmuesi pasi shkëputi kontratën me Cristiano Ronaldon, i cili ditë më parë iu bashkua klubit nga Arabia Saudite.

Aboubakar është pjesë e Al-Nassr nga vera e vitit të kaluar. Deri më tani, ai ka shënuar 13 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë 4 gola në 12 ndeshje deri më tani këtë sezon.

Man United së fundmi shprehi interesim për reprezentuesin e Kamerunit, pasi klubi saudit u shpreh i gatshëm për ta lejuar lojtarin të largohet në formë huazimi.

Al-Nassr e ka tejkaluar kufirin për lojtarët jo-vendas në skuadrën e tyre të parë pas nënshkrimit me Ronaldon. Tani, klubi nuk po mund ta regjistrojë 37-vjeçarin derisa një nga shtatë lojtarët e huaj të mbetur të largohen.

Dhe, sipas mediumit nga Arabia Saudite, “OKAZ”, “Djajtë e Kuq” dhe Fenerbahce kanë një marrëveshje për të marrë Aboubakarin në huazim, por 30-vjeçari besohet se preferon të transferohet në “Old Trafford”.

Kalimi i mundshëm i Vincent Aboubakar te Manchester Unitedi, jo vetëm që do të forconte skuadrën e Erik ten Hag në sulm, por gjithashtu do të mundësonte që Ronaldo të regjistrohej zyrtarisht nga Al-Nassr.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat