Arben Simitçiu është krenar që ka drejtuar kombëtaren e Kosovës në futsall.
Ai nga dje nuk është pjesë e Kombëtares Dardane, i cili përmes një postimi falënderon të gjithë.
“Me anë të këtij postimi dëshiroj t'ju njoftoj se më nuk do të jem selektor i Kosovës në futsall.
I falënderoj akterërt kryesorë lojtarët, të cilët kanë qenë të mrekullueshëm përgjatë këtij rrugëtim dhe mburrem me punën që kemi bë se bashku.
Falënderoj po ashtu të gjithë dashamirët e futsallit për mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe.
Për këto dy vite kam dhënë maksimumin për shtetin tim, te cilin e kam përfaqësuar, me dinjitet, përgjegjësi e krenari.
Stili i lojës, përzgjedhja e lojtarëve, përfaqësimi brenda dhe jashtë parketit, janë rezultatet që flasin vetë.
Kosovë gjithmonë pas teje!”, ka shkruar Simitçiu në profilin e tij në facebook.