Ylli i FC Ballkanit, Ermal Krasniqi sipas medieve rumune, ka arritur marrëveshje me CFR Cluj.
Kampioni në fuqi i Kosovës, pjesën e dytë të garave, duket se do të jetë pa njërin ndër lojtarët më të mirë në skuadër.
Krasniqi siç raportojnë mediat rumune, ka rënë dakord për pagën, teksa ka mbetur të arrihet marrëveshja vetëm në mes dy klubeve.
Kujtojmë se Cluj ishte kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës. Aktualisht CFR Cluj renditet në vendin e dytë me 44 pikë të grumbulluara, me vetëm një pikë më pak se lideri aktual Farul, me 45 sosh.