Sot është hedhur shorti për fazën e 1/16 të Kupës së Mbretit.
Në Spanjë nga ora 13:00 u mbajt ceremonia e hedhjes së shortit. Aty klubet e mëdha të La Ligës mësuan kundërshtarët e tyre.
Kryendeshja është ajo në mes Villarreal – Real Madrid.
Barcelona përballet me Ceuta, kurse Atletico Madrid ndaj Levante. Skuadra e Vedat Muriqit do ketë përballë skuadrën aspak të lehtë të Real Sociedad.
Takim interesant pritet të jetë edhe dueli Athletic Bilbao – Espanyol.
Ndeshjet zhvillohen 17/18 dhe 19 janar.