Di Maria drejt largimit nga Juve, preferon klubin argjentinas.
Klubi argjentinas Rosario Central po kërkon të transferojë sulmuesin veteran të Juventusit, Angel Di Maria, raporton ‘Fichajes’.
Reprezentuesi i Argjentinës thuhet se dëshiron largimin nga Torino në mënyrë që të gjejë një skuadër ku do të mund të luajë më shumë dhe që të jetë në formën e mirë për Kupën e Amerikës 2024.
Rosario Central mësohet se është destinacioni i mundshëm i Di Marias, madje, anësori argjentinas gjithnjë ka dashur që karrierën e tij ta mbyll në Rosario Central.