Ish-mesfushori i United, Roy Keane, kishte komente tejet të hidhura për punën e bërë prej disa lojtarëve të “Djajve të kuq” në ndeshjen e vlefshme për turin e tretë të FA Cup kundër Everton.
Irlandezi, i cili është opinionist në “ITV”, u përqëndrua së tepërmi te gabimi i bërë nga De Gea, gabim ky që i dhuroi barazimin e përkohshëm ekipit të Everton.
“Ishte një gabim shokues. Unë nuk e di se çfarë po bënte me topin mes këmbëve. Dukej sikur kishte kthyer disa gota përpara se të futej në fushë”, ishte komenti i Keane.
Everton arriti që të barazonte përkohësisht ndeshjen falë një goli të lehtë të shënuar nga Conor Coady. Ky i fundit ndoqi aksionin dhe dërgoi në rrjetë topin që filtroi nga këmbët e portierit spanjoll.
Sa i përket ndeshjes United arriti që të kualifikohej pas një super paraqitje të Rashford (shënoi një gol dhe detyroi rivalët të realizonin një autogol).