Mbrojtësi kroat, Josko Gvardiol ka komentuar në lidhje me klubin e tij të ëndrrave.
Gvardiol është lojtar i Leipzig, por ëndrra e tij duket se është të luajë në Angli te Liverpooli.
Kështu së paku ka thënë vetë lojtari për një medie kroate.
“Klubi im i ëndrrave? Ky do të ishte padyshim Liverpooli. Që i vogël kam parë shumë ndeshje të tyre me babin tim”, tha ai për ‘RTLDanas’.
“Ne mbuluam çdo sezon në detaje. Është një klub që ka mbetur në zemrën time”, përfundoi Gvardiol.
Ylli i mbrojtjes së Kroacisë po tregon formë të lartë, andaj edhe po monitorohet nga klube të mëdha evropiane.