Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino është duke u kërkuar nga West Hami, një tjetër klub anglez.
Sipas gazetarit Alex Crook, West Ham synon të nënshkruajë me sulmuesin brazilian gjatë këtij afati kalimtar.
Kontrata e Firminos me ‘The Reds’ skadon në fund të sezonit, prandaj ‘Hammers’ po kërkojnë të nënshkruajnë me Firminon për një çmim të volitshëm, gjë që sipas gazetarit Crook ka mundësi të mëdha që të ndodh ky transferim.
Ndryshe, Firmino po vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane, edhe pse menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk dëshiron të heq dorë nga sulmuesi brazilian.