Villareali ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 2:1 ndaj Real Madridit, në takimin e javës së 16-të të Kampionatit të Spanjës.
Tre gola dhe dy penallti. Gjatë ndeshjes u qëllua edhe shtylla në pjesë të parë nga Vllareali.
“Nëndetësja e Verdhë” ka treguar lojë të madhe dhe në bazë të rasteve ka mundur të fitojë edhe me bindshëm, po ashtu edhe Reali pati raste e tyre por pa konkretizim.
Për Villarealin shënuan Pino (47'), Moreno (63'-nga penalltia) dhe për Realin realizoi Benzema (60' - nga penalltia).]
Pas javës së 16-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 38 pikë, Reali ka 38 dhe Villareali renditet në vend të shtatë me 24 sosh.