Marseille, Lyon, Lens dhe Brest janë katër skuadrat që siguruan raundin e 1/16-ave të Kupës ë Francës pasditen e kësaj të shtune. Ashtu siç pritej gjigantët e Ligue 1 vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Francës.
Brest siguroi biletën në raundin e 1/16-ave pas fitoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Avranches. Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë me Lees-Melou që zhbllokoi sfidën në minutën e 74’ dhe Camblan që vulosi rezultatin në minutën e 90+3’.
Edhe Marseille triumfoi në transfertë me 10 lojtarë, pasi Bailly mori karton të kuq, duke eliminuar Hyeres me rezultatin 0-2, me golat që u realizuan nga Sanchez në minutën e 45+1’, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe Dieng që e çoi topin në rrjetë në minutën e 70’.
Linas-Montlhery u eliminua në shtëpi nga Lens, skuadra më në formë e momentit në Ligue 1, me rezultatin 0-2. Golat u shënuan të dy në fraksionin e dytë të lojës me Fofana në minutën e 72’ dhe Sotoca në minutën e 77’.
Ndërsa Lyon fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Metz. Goli i parë për vendasit u realizua në minutën e 60’ nga Barcola, ndërsa 3 minuta më pas miqtë barazuan me Jallow.
Megjithatë një autogol i Cande në minutën e 77’ u dhuroi fitoren dhe kualifikimin në raundin e 1/16-ave vendasve.