Si e nderuan ikonën italiane?

Futboll

Si e nderuan ikonën italiane?

Më: 7 janar 2023 Në ora: 18:26
Si e nderuan ikonën italiane?

Sfida Juventus-Udineze nisi me një homazh për ish-lojtarin e bardhezinjve Xhanluka Viali.

Ata mbajtën një fjalim për nder të tij teksa në stadium u shfaqën disa foto kur ai kishte fanellën e Juves.

Ikona e futbollit italian nuk ia doli të fitonte betejën me kancerin, në moshën 58-vjeçare.

Ai u bë një legjendë e Sampdorias dhe më pas u transferua te Juventusi ku fitoi Championsin dhe në vitin 1996 kaloi te Çelsi në Angli.

Në vitin 1999 Viali u bë trajner i Çelsit dhe pas dy vitesh kaloi te Uatfordi.

Ai gjithashtu ishte pjesë e suksesit të Italisë në EURO 2020, si ndihmës-trajner i Mançinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat