Gjiganti anglez, Liverpool po çalon në mesfushë dhe dëshiron me çdo kusht që të ketë përforcime në atë repart.
Tanimë nuk është sekret që Liverpooli po e kërkon me ngulm yllin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Por, në garën për shërbimet e yllit anglez, Liverpooli ka përballë Real Madridin, dhe thuhet se dy gjigantët evropianë do luftojnë kokë më kokë për nënshkrimin e Bellingham.
Dortmundi po kërkon një shumë marramendëse prej 150 milionë eurosh, dhe tani siç raportohet nga “Marca”, Reali nuk dëshiron që ta paguajë atë tarifë të lartë.
Bëhet e ditur se Reali nuk do të ofrojë në shumë se 110 milionë euro për Bellingham, gjë kjo që i jep shpresë Liverpoolit.
Është raportuar se Liverpooli e do me çdo kusht Bellingham dhe se do të pranojë të paguajë çfarëdo shume për të, dhe tani me Realin që refuzon të paguajë mbi 110 milionë, ka shpresa se “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp të jenë favoritë për ta transferuar yllin e Dortmundit në “Anfield Road”.