Maliqi rikthehet të Llapi

Futboll

Maliqi rikthehet të Llapi

Më: 7 janar 2023 Në ora: 19:31
Maliqi rikthehet të Llapi

Mesfushori i krahut, Bekim Maliqi rikthehet në shtëpi, të Llapi i Podujevës.

Drejtuesit e klubit dhe 21-vjeçari Maliqi kanë arritur akord për të nënshkruar kontratë 2-vjeçare e gjysmë.

Maliqi rikthehet tek Llapi pas një eksperience gjashtë mujore tek FC Feronikeli, me të cilët u paraqit në të gjitha ndeshjet në edicionin vjeshtor dhe ishte ndër më meritorët që ky ekip arriti të shpallet kampion vjeshtor në Ligën e Parë duke kontribuar edhe me 6 asistime.

Përveç Feronikelit, anësori këmbëshpejtë ishte pjesë edhe e klubit pejan, Besa, teksa tek klubi i zemrës, Llapi rikthehet më i gatshëm edhe më i pjekur si futbollist për t'i ndihmuar klubit në arritjen e objektivave.

Maliqi përveç rolit të mesfushorit të krahut të djathtë mund të paraqitet edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat