Mallorca triumfon ndaj Valladolit

Futboll

Mallorca triumfon ndaj Valladolit

Më: 7 janar 2023 Në ora: 20:42
Mallorca triumfon ndaj Valladolit

Mallorca vazhdon ecurinë pozitive në 2023-shin, ndërsa ka marrë 3 pikë ndaj Valladolid në takimin e raundit të 17-të të La Liga.

Vendasit fituan minimalisht me rezultatin 1-0 në shtëpi, ndërsa këtë herë protagonist nuk ka qenë sulmuesi Kosovar, Vedat Muriqi.

Muriqi u largua nga fusha e lojës në minutën e 84’, moment kur ende ndeshja ishte në barazim pa gola.

Do të duhej minuta e 90+4’, kur Prats, që hyri në fushën e lojës në vend të  Muriqit, të gjente rrugën drejt rrjetës dhe t’i dhuronte fitoren Mallorca-s.

Pas këtij takimi Mallorca renditet në vend të 10-të me 22 pikë, teksa Valladolit në vend të 15-të me 17 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat