Kërkohet nga Bayern, Borussia Monchengladbach merr vendimin për Sommer

Futboll

Kërkohet nga Bayern, Borussia Monchengladbach merr vendimin për Sommer

Më: 7 janar 2023 Në ora: 21:01
Sommer

Zërat për largimin e portierit zviceran, Jan Sommer, nga Gladbach, janë mohuar kategorikisht nga drejtori teknik i klubit gjerman.

“Ne nuk do ta shesim Sommer”, tha drejtuesi i Gladbach, duke iu përgjigjur kështu interesimit intensiv të Bayern Munich, të cilët duan që portieri 34-vjeçar të zëvendësojë të dëmtuarin Manuel Neuer.

Kështu, bavarezët do të duhet t’i drejtohen alternativave, pasi përpjekjet për të ndalur huazimin e Nibelit nga Monaco nuk patën një rezultat të lumtur për ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat