Përfundon pjesa e parë mes Monzas dhe Interit

Futboll

Përfundon pjesa e parë mes Monzas dhe Interit

Më: 7 janar 2023 Në ora: 21:41
Monza dhe Interi

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes skuadrës së Monzas dhe Interit.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Brianteo”, Interi po avancon me epërsi të ngushtë 2:1 ndaj Monzas.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Matteo Darmian, i cili kaloi “Nerazzurët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 10’.

Por, kundërpërgjigja e Monzas ishte shumë e shpejtë, ku arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 11’ përmes golit të Patrick Ciurrias.

Ndërkaq, epërsinë Interit ia riktheu sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, i cili shënon në minutën e 22’ për 2:1.

Rezultati i pjesës së parë, 2:1 në favor të Interit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat