Interi befasohet në Monza, nuk ka marrë pikë të plota.
Zikaltrit barazuan me rezultat 2:2 me Monzën, në kuadër të javës së 17-të të Serie A në futboll.
Tre gola u shënuan për 22 minutat e parë.
Darmian në minutën e 10-të kaloi në epërsi Interin, por pas një minute u barazua rezultatin me golin e Ciurria.
Në minutën e 22-të, Lautaro Martinez ka shënuar për epërsinë 1:2.
Në minutën 90+3, Monza ka barazuar rezultatin duke iu falënderuar golit të Luca Caldirola.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristijan Asllani, u paraqit nga minuta e 55-të për Interin por të pafat që të marrin pikë të plota.
Interi renditet në vend të katërt me 34 pikë e Monza e 14-ta me 18 sosh.